Estonia e konsideron veten një shtet të vijës së parë, si anëtare e NATO-s, e cila ka luajtur rol kryesor në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërsa dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, Estonia është e bindur se sapo të ndalojnë luftimet në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin do ta kthejë vëmendjen e tij drejt Balltikut, duke kërkuar të kthejë vende si Estonia përsëri nën kontrollin e Moskës.
Për të ndihmuar në shmangien e kësaj mundësie, qeveria e Estonisë ka derdhur para dhe armë në përpjekjet e Ukrainës për luftë, duke dhuruar më shumë se 1% të PBB-së së saj në Kiev.
“Nëse çdo vend i NATO-s do ta bënte një gjë të tillë, Ukraina do të fitonte”, thotë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Ne nuk kemi plan B për një fitore ruse, sepse atëherë ne do të ndalonim së fokusuari në planin A duke ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë pushtimin rus.
Ne nuk duhet t’i dorëzohemi pesimizmit. Fitorja në Ukrainë nuk ka të bëjë vetëm me territorin.
Nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, edhe pa ndonjë territor, atëherë kjo është një fitore sepse ajo do të vendoset nën ombrellën e NATO-s.
Mirëpo Kaja Kallas është e diskutueshme në vendin e saj. Ajo është lidere më e popullarizuar jashtë vendit se sa brenda.

E lindur si shtetase sovjetike, nëna dhe gjyshja e saj u dëbuan me forcë në Siberi.
Aktualisht 46 vjeçe dhe kryeministre që nga viti 2021, Kallas është një nga udhëheqëset më të ashpra në NATO kur bëhet fjalë për zbutjen e ambicieve të Kremlinit në Evropë.
Kjo ka frikësuar jo pak në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo rrezikon të tërheqë Perëndimin në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.
Nga ana tjetër shumë estonezë janë më pak se të kënaqur me taksat që rriten për të paguar për kontributin e tyre në mbrojtjen e Ukrainës. Por Kaja Kallas dëshiron që Perëndimi të zgjohet me atë që ajo e sheh si një kërcënim ekzistencial nga një Rusi e re agresive.
Rusia dëshiron të mbjellë frikë në shoqëritë tona. Ne shohim sulme të ndryshme hibride në shumë pjesë të Bashkimit Europian.
“Sulmet hibride”, të njohura gjithashtu si lufta “nën-prag” ose “zona gri”, janë veprime armiqësore që dyshohet se janë kryer nga një kundërshtar si Rusia, ku nuk ka të shtëna dhe askush nuk vritet.
Një shembull, ende i pazgjidhur, mbeten shpërthimet misterioze nënujore që hodhën në erë tubacionet e gazit Nordstream nën Detin Baltik në vitin 2022.
Një shembull tjetër është pretendimi i fundit për ndërhyrje elektronike ruse në fluturimet që kalojnë pranë enklavës së saj të Kaliningradit në bregdetin Baltik.
Në raportin e tij të fundit vjetor, shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë, Kapo citon shembullin e vjeshtës së kaluar, kur qindra shkollave në Estoni dhe shtete të tjera baltike iu dërguan emaile duke pretenduar se bomba ishin vendosur në ndërtesat e shkollave.
Kërcënime të tilla, thuhet në raport, synojnë të krijojnë tension psikologjik dhe emocional duke synuar më të rrezikuarit duke kërcënuar sigurinë e fëmijëve.
Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë ndodhi në shkurt 2022 dhe ishte si një thirrje zgjimi për aleancën perëndimore.
Kjo i bëri krerët e NATO-s të kuptonin se duhej të rrisnin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në krahun lindor të Evropës, nëse duan të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm rus.



