Studimi: 14% e të rinjve evropianë në rrezik depresioni

Studimi: 14% e të rinjve evropianë në rrezik depresioni

Keqtrajtimi, ndjenja e mënjanimit dhe mungesa e arsimit dhe punësimit po i shtyjnë evropianët e rinj në prag të një krize të shëndetit mendor, thuhet në një studim të ri nga “Eurofound”.

 “Eurofound” është Agjencia e BE-së për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës.

Sipas studimit, Suedia (41%) kryeson listën e të rinjve "në rrezik depresion" bazuar në udhëzimet e OBSH-së, pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta.

Në BE, 14% e të rinjve janë në rrezik depresioni. Katër për qind e njerëzve ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç tashmë vuajnë nga depresioni kronik.

Raporti përdor të dhëna nga Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës nga viti 2016, dhe të dhëna ekzistuese në nivel kombëtar dhe evropian. Ajo thekson ndikimin e krizës ekonomike tek të rinjtë.

Në Suedi, për shembull, ndërmjet viteve 2011 dhe 2017, numri i fëmijëve që e gjetën veten në rehabilitim urgjence u rrit me 60%. Në Holandë, numri i fëmijëve që u bënë i pastrehë nga 2013 në 2018 u rrit me 60%. Në vende si Franca, Danimarka dhe Irlanda, një në tre persona të pastrehë është një fëmijë.

Përveç kësaj, tre nga 10 fëmijë janë në rrezik varfërie.

Përveç arsyeve financiare, depresioni është edhe gjinor, thuhet në studim. Gratë e reja kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptoma depresive. Për shembull, Danimarka, Gjermania, Irlanda dhe Franca treguan dallim të madh gjinor.

Sipas raporti, të rinjtë evropianë duhet të kenë më tepër qasje në mjedise sociale dhe shërbime shëndetësore mendore dhe fizike. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy