Nuk prodhoi fitues sfida e dytë e Copa America, mes Perusë dhe Kilit, e cila u transmetua në MCN TV.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, asnjëra nga kombëtaret nuk e gjeti dot golin.

Në fund, si Kili ashtu edhe Peruja, u detyruan të ndajnë nga një pikë, në grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe Argjentina me Kanadanë.
Kujtojmë se Copa America, është ekskluzivitet i MCN TV, për territorin shqiptar.



