Gafa e Joe Biden për vdekjen e djalit të tij

Gafa e Joe Biden për vdekjen e djalit të tij

Presidenti amerikan Joe Biden bëri një gafë, e cila kishte të bënte me vdekjen e djalit të tij.

Biden njihet për gabimet e tij, por tashmë për shkak të moshës, sa herë që thotë diçka të pasaktë, lindin pyetje për gjendjen e tij mendore.

Në një fjalim në kampin Hull në Kolorado, Presidenti amerikan iu referua rolit të rëndësishëm që luajti kampi në trajnimin e ushtarëve që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Biden tha se djali i tij Beau Biden gjithashtu vdiq në Irak. Mirëpo, diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Djali i Biden shërbeu në Irak për një vit (2008-2009). Por ai vdiq gjashtë vjet më vonë në një spital detar amerikan nga kanceri i trurit.

Vetëm imagjinoni. E them këtë si babai i një njeriu që mori Yllin e Bronztë, Medaljen e Shërbimit të Shquar dhe që humbi jetën në Irak.

Fjala e tij erdhi si pasojë e përshkrimit të historisë dhe betejës së ushtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy