Taksa e Rrugës së Kombit, Kusari-Lila: Shqipëria po na ndihmon të gjejmë rrugë të tjera për në Europë

Taksa e Rrugës së Kombit, Kusari-Lila: Shqipëria po na ndihmon të gjejmë rrugë të tjera për në Europë

Taksa e re e vendosur për Rrugën e Kombit po kundërshtohet në Kosovë. Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila,  thotë se kjo taksë i zhvesh të dy qeveritë nga pretendimet se po punojnë në mbledhje të përbashkëta për të përafruar dallimet mes shteteve.

Në një status në Facebook, ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës e quan absurd vendosjen e kësaj takse.

“10€ për një makinë deri në 3.5 t absurd shqiptar andej kufirit. Ende më keq, tanimë kur ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklarohet se, nuk e kanë ditur për këtë shumë dhe për këtë punë?!?! Por, çka kanë biseduar ministrat e infrastrukturës sa ishin bashkë në mbledhje të dy qeverive?! Tre zv.ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, zv/ministrin e Turizmit, u konsultuan sado pak për këtë pikë, apo nuk janë për t’u konsultuar aty?!”, shprehet ajo.

Kusari –Lila thotë se vendosja e taksës mund të ulë numrin e vizitorëve nga Kosova.

“Sa për ilustrim, në qershor të vitit 2017 nga 437 mijë e 820 turistë që vizituan Shqipërinë, 31% erdhën nga Kosova, që do të thotë 135 724 turistë erdhën nga Kosova për një muaj vere. Të gjithë këta do të shpenzojnë së paku 30-fishin e taksës prej 10 €, andaj çfarë po synon shteti shqiptar të arrijë me këtë taksë tani?! Apo, preferon më tepër turistët që do të vijnë me avion dhe anije dhe do të shpenzojnë dy-tre fish më tepër se kosovarët. Neve shqiptarëve, kur nuk na pengojnë serbët në integrim, sikur me autostradën energjetike (linjën 400 kV), ne pengojmë njëri-tjetrin me talle të autostradës rrugore. Çfarë kalkulimi u përdor për të nxjerrë këtë shifër? A e dijnë autoritetet e Shqipërisë që pagesat vjetore për shfrytëzim të autostradave evropiane nuk kalojnë 200 €? Cili është motivi dhe cilat janë pritjet nga kjo tarifë?!”, shprehet ajo në status.

Në mënyrë ironike, Kusari-Lila thotë se me këtë taksë, Shqipëria po i detyron shtetasit e Kosovës të gjejnë rrugët për në Europë.

“Shumë më mirë do të ishte të kishte folur kryeministri i Shqipërisë për këtë pagesë në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sesa që lundroi në imagjinatën e vet dhe foli për President të përbashkët në mes të dy shteteve. Ndoshta Shqipëria e liruar se po ecim drejt liberalizimit të vizave, dëshiron të na ndihmojë të gjejmë rrugët për në Evropë, ndërsa evropianët t’i lëmë të vijnë në Shqipëri. Arsyetim tjetër nuk më vjen në mend për këtë tarifë për autostradën e papërfunduar. Lëre më, që ana kosovare ende nuk e i ka vendosur tarifat e veta. Nëse mund të ketë absurd të kësaj pranvere, atëherë ky është absurdi më i madh”, shprehet ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy