Sot në Zululand ishte i ftuar Armando Subashi, kryetar i bashkisë Fier.
Në pjesën e parë të programit u fol për marrëdhëniet e z.Subashi me politikën, me fenë, me botën në tërësi.
Më pas Nano e pyeti për përvojën e tij parlamentare dhe se si do ta përshkruante atë.
“Nëse unë bëj krahasimin e atyre katër viteve, ku unë isha deputeti i opozitës, me 2 vite si deputet i maxhorancës, kam nostalgji për katër vitet në opozitë. Edhe pse ishim në opozitë, bënim një përgatitje fantastike profesionale”, u shpreh Subashi.
Ndërsa shtoi se kishte simpati dhe respekt për ish-deputetin e PD-së, Viktor Gumin.
Në pjesën e dytë u fol për qeverisjen lokale, për raportin e kësaj të fundit me qeverisjen qëndrore dhe për planet konkrete për të ardhmen e Fierit.
Kur Nano e pyeti se si do të jetë Fieri pas 3-vitesh, Subashi premton se pas tre vitesh ndryshimet në Fier do të jenë kolosale.
“Fieri do te jete më i mirë dhe shume me i bukur se sot, Fieri pas tre vitesh do të jetë tjetër gjë, për këtë jemi duke punuar”, tha Subashi.



