Greqia ka shënuar rekordin negativ të numrit të viktimave të koronavirusit këtë të shtunë pasi asnjëherë më parë nuk kishte arritur të ishte me tre shifra.
Autoritet shëndetësore atje kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 108 pacientë, ndërkohë që lajmi ngushëllues është se sot janë shënuar rreth 2500 raste të reja më pak. Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina.
Aktualisht skenari më i mundshëm për Greqinë mbetet shtyrja e afatit të ‘lock-down’.



