Zbardhen dy vrasjet që tronditën Elbasanin, në pranga dy autorët

Zbardhen dy vrasjet që tronditën Elbasanin, në pranga dy autorët

Policia zbardh vrasjen e 22-vjeçarit Regis Runaj dhe ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ngjarje të ndodhura ditët e fundit në Elbasan. Policia ka vënë në pranga dy autorët: Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili, të cilët rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”.

Regis Runaj u vra më 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan. Sipas hetimeve, viktima mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, Halili e ka goditur shtetasin Runajn, një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiliano Ramazanit, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, dy autorët i kanë kryer krimet kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy