
Erion Veliaj është tashmë zyrtarisht i shkarkuar nga detyra. Ish-kryebashkiaku ka paralajmëruar se do ta ankimojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ish-prokurori dhe juristi Besnik Muçi deklaroi se, sipas ligjit, çdo vendim për shkarkimin e një të zgjedhuri vendor mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh porse vendimi i Këshillit të Ministrave është formuluar në një mënyrë që mund ta vështirësojë ankimimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është i tillë që mund të çojë në rrëzimin e ankimimit të Veliajt për mungesë legjitimimi. Pra, Gjykata Kushtetuese mund të mos e pranojë fare çështjen për shqyrtim, nëse vlerëson se ai nuk ka të drejtë ta ankimojë.
Kjo lëvizje mund të jetë strategjike dhe do të jetë objekt i debatit ligjor në ditët në vijim.
Kjo është një çështje që do të diskutohet gjerësisht, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave mund të jetë formuluar në mënyrë të tillë që t’ia pamundësojë Veliajt aksesin në Kushtetuese, për shkak të përmbajtjes së tij.
Lidhur me ankimin e zotit Veliaj, ai mund ta ankimojë dhe përgjithësisht mendimi i specialistëve është që ka të drejtë ta ankimojë. Por, ka një detaj juridik, në bazën ligjore të VKM është cituar vetëm neni 62 dhe jo Kushtetuta. Ky është një kalkulim për t’ia vështirësuar ankimimin Veliajt. Edhe nëse e ankimon, të shihet mundësia që GJK të mos ja legjitimojë. Ky do të jetë debati juridik i ditëve në vazhdim. Lëvizja e Këshillit të Ministrave tenton t’ia vështirësojë KM ankimimit.
Procesi në GJK zgjat tre muaj dhe zgjedhjet duhet të pezullohen, por mund të kemi një përplasje mes dekretit të Presidentit dhe ankimimit të Veliajt. Kam një parandjenjë që Presidenti mund të dekretojë zgjedhjet.



