
Pas sulmit kibernetik nga Irani mësohet se është rikthyer në funksion sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës.
Kujtojmë që dje kryeministri Rama bëri me dije se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
Ky sulm solli kaos në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku ditën e djeshme është punuar me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.
Problematika pati edhe në Rinas, ku ngadalësua puna në sportele dhe u krijuan radhë të gjata pasagjerësh.



