Policia austriake ka arrestuar një shqiptar që po planifikonte të kryente sulm terrorist në Vjenë. Policia ka bërë të ditur se shqiptari 18 vjeç kishte në plan të kryente sulmin mes ditëve 15 dhe 20 janar, por nuk bëri të ditur identitetin e tij.
Gjithashtu theksohet se shqiptari është pjesë e një grupi islamik radikal shqiptar me bazë në Austri. Prangosja e shqiptarit u bë në një apartament në zonë ne Rotenhofgasse në Vjenë.
Agjencitë e huaja sekrete kishin informuar autoritetet austriake që të ishin në alarm për një fakt të tillë.
Në detajet e dhëna nga shërbimet e huaja sekret thuhet se shqiptari ishte simpatizant i ISIS.
18-vjeçari u arrestua disa orë pasi kishte udhëtuar me avion për në kryeqytetin Austriak.
Lidhur me planin për kryerjen e sulmit terrorist, përveç datës kur mund të kryhej gjithashtu autoritetet kanë zbuluar se sulmi do të kryej me një bombë artizanale që ishte përgatitur në Gjermani.



