Abuzimet po falimentojnë portin, punonjësit në Shëngjin protestojnë sërish për vonesat e pagave

Abuzimet po falimentojnë portin, punonjësit në Shëngjin protestojnë sërish për vonesat e pagave

Vijon protesta e punonjësve të Portit në Shëngjin, si pasojë e vonesës së pagave për tre muaj.

Ata u mblodhën brenda ambienteve të ndërmarrjes, duke kërkuar zgjidhje të problemit që sipas tyre u ka krijuar vështirësi financiare.

Keqmenaxhimi dhe abuzimet në këtë institucion, punonjësit thonë se po e çojnë drejt falimentimit.

Në mbështetje të protestës ishte dhe Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, sipas të cilit shqetësimi i tyre do t’i përcillet qeverisë shqiptare.

Në Portin e Shëngjinit janë 117 punonjës që po përballen me vështirësitë e pagesave prej kohësh dhe kjo është protesta e dytë që organizojnë brenda kësaj jave.

Ky institucion i cili është me vetëfinancim po përballet me vështirësi të shumta financiare, për shkak të rënies së numrit të anijeve që përpunohen në këtë port.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy