Si në filmat horror/ Zbulohen vrasjet në seri të infermierit Nils Högel, 84 viktima në 5 vjet

Si në filmat horror/ Zbulohen vrasjet në seri të infermierit Nils Högel, 84 viktima në 5 vjet

Historia e një infermieri vrasës ka pushtuar sot mediat e Gjermanisë. Nils Högel është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2015 për vrasjen e dy pacientëve dhe tentativën për të vrarë edhe 2 të tjerë në klinikën e Delmenhorstit në veriperëndim të Gjermanisë. Por kohët e fundit dyshohet se ai ka provokuar vdekjen e 84 pacientëve me overdoza ilaçesh kardiake nga viti 2000 deri në 2005.

Hetimet e reja

Detajet e reja në lidhje me këtë hhistori vijnë nga hetimet e policisë, e cila nuk i ka mbyllur hetimet dhe po analizon qindra kartela klinike të spitaleve ku ka punuar Högel.

Shefi i policisë, Johann Kuehme, ka pranuar se ka provat për të paktën 84 vrasje, pas autopsisë së kryer me kufomat. Por viktimat mundtë jenë edhe më shumë. Kjo nuk mund të verifikohet, pasi disa ish-pacientë të tij janë djegur në kremator pas vdekjes.

Niels Högel, 40 vjeç, u arrestua në shkurt të vitit 2015, me akuzën e vrasjes së qëllimshme të dy pacientëve të shtruar në terapi intensive në spitalin e Delmenhorst. Pas dyshimeve, në qershor të atij viti, hetuesit e çuan listën e viktimave në 33 persona. / Corriere della Sera /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy