
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Turqi gjatë kësaj jave, ku do të bisedojë me homologët e tij turq dhe iranianë.
Putin do të pritet nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, më 3 prill në Ankara, në kuadër të takimit të Këshillit për bashkëpunim të lartë Turqi-Rusi.
Kremlini ka njoftuar se bashkëpunimi dypalësh në tregti dhe sferat ekonomike, do të diskutohet gjatë këtij takimi. Po ashtu, do të diskutohet për zbatimin e “projekteve të përbashkëta strategjike, veçanërisht ato të sektorit të energjisë”, raporton REL.
Kremlini ka njoftuar se Putini dhe Erdogani po ashtu pritet të flasin për “çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe situatën në Siri”, para takimit tripalësh me presidentin iranian, Hassan Rohani, që do të mbahet në Ankara më 4 pril.



