
KLSH së fundmi ka arritur një marrëveshje të re më SPAK, lidhur me dëmin ekonomik nga institucionet me synim forcimin e luftës kundër korrupsionit.
Lidhur më këtë, ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi, vlerësoi në “MCN ecomony”, se marrëveshja vjen pasi në arkivat e KLSH-së, flejnë dhe vdesin raporte me vite të pazgjidhura.
Sipas saj, kjo është në detyrat e tyre për të bashkëpunuar sipas ligjit dhe se marrëveshja nuk është asgjë pos ngritja e nivelit të bashkëpunimit të mëtejmë.
Ata i kanë të përcaktuar në detyrat e punës së tyre se çfarë duhet të bëhen dhe takimet mund të shërbejnë si një nxitje për nivele të bashkëpunimit por askush nga institucionet në këtë rast nuk kanë nevojë që të zhvillohet thjesht nga prezenca e një takimi.
Në rastin e KLSH janë raporte që vdesin në arkivat e tyre dhe nuk kanë një fund, një zgjidhje një reagim, pra nëse ai thotë ti ke pësuar një dëm ekonomik si institucion dhe nuk ka asnjë përgjegjësi më pas, asnjë individ nuk mban përgjegjësi, automatikisht janë raporte që nuk japin një vlerë.
Unë gjykoj se të gjitha këto mungesa të mosrealizimeve, vdekja e të gjitha dokumentacioneve, raporteve, dhe analizave në arkiva, në flodera, dhe kjo çon në një rifillim të një marrëveshjeje, në fillim të një starti për ta ngritur nivelin e bashkëpunimit për të pasur realizim të detyrave për të cilat ato duhet ligjërisht ti bëjnë.



