Ushtria izraelite ka konfirmuar lirimin e tetë pengjeve këtë të enjte. Tre izraelitë, një mashkull dhe dy femra si dhe pesë shtetas tajlandezë u liruan nga Hamasi.
Ndërkohë, Izraeli është planifikuar të lirojë 110 të burgosur palestinezë, duke përfshirë 30 fëmijë në këmbim.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka pezulluar përkohësisht lirimin e planifikuar të palestinezëve.
‘Të burgosurit nuk do të lirohen derisa Izraeli të marrë garanci se robërit e mbetur do të lirohen në mënyrë të sigurtë gjatë shkëmbimeve të ardhshme.
Kanë qenë zyrtarët e Kryqit të Kuq që kanë marrë pengjet izraelite në Khan Junis për t’i dërguar në Izrael.
Në Tel Aviv ka mbërritur emisari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff për të çuar përpara armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.
Ndërkohë, agjencia e OKB-së UNRËA që nga kjo javë nuk do të jetë më funksionale.
Agjencia për ndihma humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor nuk do të ofrojmë më shërbime pas vendimit të qeverisë izraelite për të pezulluar punën e saj.



