
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se fondet e SHBA-së për Shqipërinë janë të papërfillshme nga ana financiare.
Më tej Kalemaj tha se shumë vende, dhe jo vetëm Amerikanë kanë nisur të shkurtojnë fondet.
Bëhet fjalë për shifra të papërfillshme sa i përket anës financiare. Sot po lexoja që jo vetëm Amerika, por edhe Zvicra e cila ka qenë një nga donatoret e mëdha për mbështetjen logjistike dhe sidomos me burime njerëzore në ekspertizën që ajo ka ofruar në mbështetjen e institucioneve ka vendosur që deri 2028 t’i hiqte këto fonde, pra ta hiqte Shqipërinë nga lista bashkë me Zambian dhe Bangladeshin. Janë shumë vende që kanë filluar shkurtimin e fondeve dhe natyrisht Shqipëria preket.



