Tela: Protesta e PD nuk ishte një protestë, por një foltore e improvizuar

Tela: Protesta e PD nuk ishte një protestë, por një foltore e improvizuar

Gazetari Andi Tela i ftuar në emisionin të “Të Paekspozuarit” në MCN tha se protesta e PD-së para kryeministrisë nuk mund të quhet protestë, por një foltore për të artikuluar qëndrimet që opozita nuk i shpreh dot në parlament.

Ai tha se PD po përsërit një model të ngjashëm me protestat para bashkisë, duke pritur reagime nga SPAK. Sipas Telës, kjo strategji rrezikon t’i kthehet PD-së në bumerang, pasi “në vend të vërë vetullat, nxjerr sytë”. 

“Po për mua nuk ishte protestë, edhe ditën që u shpall të mërkurën mos gaboj nga kryetari i PD-së nuk u artikulua si protestë. Ishte një mënyrë që opozita të dëgjohej përpara kryeministrisë, meqënëse në parlament, që nga nisja e parlamentit shtator e deri më sot, opozitës i pengohen detyrat e saj me kushtetutë për ngritjen e komisioneve hetimore, për kryerjen e interpelancave, për emocionet me debat, i refuzohen të gjitha.

Atëherë u gjet një mënyrë për të dalë përpara kryeministrisë dhe për të artikuluar të gjitha ato çfarë PD-ja do që të thotë në parlament dhe s’mundet t’i thotë. Protesta ka formë tjetër pastaj. Dhe janë parë disa lloje protestash nga PD-ja, nëse do ta quajmë protestë. Nuk është protestë, është një foltore. Kanë mbledhur disa njerëz, folën nga kryetari i PD-së te deputetët, te qytetarë të thjeshtë.

Pikëpyetja është se si do vijojë, pra do vijojë çdo të hënë në këtë model dhe do të shihet nëse do të shtohen njerëzit apo do të pakësohen njerëzit. Apo po kopjohet pak a shumë për të dalë PD-ja nga një qerthull? Po kopjohet pak a shumë ajo që ndodhi me kryetarin e bashkisë, pra protestat përpara bashkisë, kur dihej që ndaj tij kishte një çështje penale, derisa erdhi momenti i arrestimit nga SPAK-u dhe opozita kërkoi dhe mori një pjesë të suksesit, duke qenë se për momentin zëvendës kryeministrja është marrë e pandehur.

Duket që qëllimi i PD-së me këto protesta është të rrijë atje derisa SPAK-u të kryejë një veprim që mund të gëzojë atë çfarë kërkon PD-ja. Për mua, kjo lloj protestë ishte që në vend të vësh vetullat, nxjerr sytë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy