Një vajzë 4-vjeçare mbeti e paralizuar përgjithmonë pasi një infeksion i lidhur me Covid i preku shtyllën kurrizore, ndërsa virusi gjithashtu i mori jetën babait të saj.
Stella Martin kaloi tetë muaj në spital pasi një infeksion koronavirus shkaktoi një gjendje të quajtur ‘Mieliti Akut Transversal’, duke i hequr mundësinë vogëlushes që të ecë.
Mjekët mendojnë se infeksioni i saj nga Covid shkaktoi një përgjigje masive imune që çoi në gjendje debulese. Vajza e vogël mund të lëvizë pak krahët, por mjekët kanë paralajmëruar nënën e saj se nuk ka gjasa që asaj t’i rikthehet lëvizja e gjumtyrëve.
Ngjarja ka ndodhur në New Mexico. Ekspertët fillimisht besonin se Covid paraqiste pak rrezik për fëmijët. Por ata tani mendojnë se mund të shkaktojë një gjendje të quajtur Sindroma Inflamatore Multisystem (MIS-C), e cila çon në një inflamacion të enëve të gjakut të të sëmurëve dhe mund të jetë vdekjeprurëse.
Burimi: Metro



