
Një tërmet me magnitudë 6 ballë ka goditur zonën bregdetare të Balit dhe Javës Lindore.
Sipas autoriteteve indoneziane, numri provizor i viktimave është 3, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.
Indonezia u godit nga një tërmet i fortë më 28 shtator.
Lëkundja e tokës u pasua nga një cunami, çka solli 2045 viktima në ishullin Sulauesi.
Pavarësisht tërmetit, tërmeti i së mërkurës nuk u konsiderua aq i rrezikshëm sa për të ndryshuar axhendën e takimit të përvitshëm të FMN-së dhe Bankës Botërore, i cili vijon të mbahet në Bali dhe është programuar të përfundojë të dielën.



