“Pyllëzohet” stadiumi Wothersee në Austri

“Pyllëzohet” stadiumi Wothersee në Austri

Ndryshimet klimatike konsiderohen si një nga problemet më emergjente me të cilat po përballet planeti ynë. Shkaktarët më të mëdhenj konsiderohen hedhja e gazeve të dëmshme në atmosferë nga industritë e ndryshme, prodhimi dhe mbetjet plastike, e deri te dëmtimi i pyjeve me zjarrvënie të qëllimshme, ashtu siç pretendohet kohët e fundit për pyjet në Amazonë. Shumë aktivistë të çështjeve të mjedisit, vazhdimisht po ngrenë zërin për rrezikun që po i kanoset planetit Tokë nga ndotja dhe ngrohja globale.

Artisti zviceran, Klaus Littmann, ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit. Ai ka shndërruar stadiumin e futbollit “Wothersee” në Klagenfurt në Austri, në një pyll të mrekullueshëm, duke përfshirë disa lloje pemësh.

Sipas Litman, qëllimi është të “sfidojmë perceptimin tonë për natyrën dhe të vëmë në dyshim të ardhmen e saj”, se natyra mund të gjendet vetëm në hapësira të posaçme.

Kjo vepër e artistit Littmann, titulluar “Për pyllin”, është instalacioni më i madh i realizuar deri më sot në Austri. Vepra do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të tetorit. Frymëzimin për realizimin e këtij instalacioni, ai e ka marrë nga një vizatim i 30 viteve më parë, nga artisti, njëkohësisht dhe arkitekti austriak Max Paintner.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy