Ylli Gramatiku, 71-vjeçari që studion për nutricion: Nuk kam bërë asnjë mungesë. Synimi im ishte të mësoja për këtë fushë

Ylli Gramatiku, 71-vjeçari që studion për nutricion: Nuk kam bërë asnjë mungesë. Synimi im ishte të mësoja për këtë fushë

71 vjeçari Ylli Gramatiku është në përfundim të masterit të tij 2-vjeçar për nutricionin.

I ftuar në studion e MCN Informacion, Gramatiku tregoi eksperiencën e tij dhe tha se është një student i vëmendshëm.

Gjatë dy viteve të studimit të tij, 71-vjeçari  nuk ka munguar asnjëherë në mësim.

Kam 30 vjet që punoj në marrëdhënie me ushqim. Po bëj masterin për nutricion. Kam 10 vjet që merrem me nutricion të mirëfilltë. Mora vesh që ka një fakultet me këtë degë. Unë jam në përfundim, janë në praktikë mësimore. Më ka vlejtur shumë. Është master unik në Shqipëri dhe i certifikuar nga ndërkombëtarët. Pedagogët janë shumë të mirë.

Unë kam mbaruar në ’77 për inxhinieri mekanike. Në ’91 hapa një bar dhe investova, në 2010 hapa një fermë për të mbuluar nevojat e restorantit me ushqime. Restorantin e hapa se ishte  në modë atëherë. Unë kam punuar dhe në hotel Dajti 2 vjet dhe më pëlqente si punë. Nuk punoj asnjëherë pa qejf. Jam shumë i vëmendshëm në mësim.

Jam student i vëmendshëm. Nuk kam bërë asnjë mungesë gjatë 2 vjetëve. Mesataren e kam 9.5. Synimet e mia ishte që të mësoja, për mënyrën e ushqyerjes në mënyrë të shëndetshme.

Nutricioni është shtojcë e mjekësisë, është edukim më shumë i të ushqyerit që të mos sëmuresh.

Unë kam hequr dorë nga gjithçka që është shtazore. Trupi i njeriut ka nevojë për energji dhe këto i kanë frutat.

Unë gjithmonë agjëroj. Pa agjërim vështirë është ta mbash veten. Unë agjëroj deri në 3 ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy