
Hipoterapistja Aurora Shele, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli parashikimet e letrave Tarot për vitin 2024, në të gjitha sferat.
Shele pasi pa letrat për moderatorët e programit, u ndal te Kampionati Evropain në të cilën vitin tjetër Shqipëria do të marrë pjesë.
Sipas letrave, ajo tha se do të bëjnë një gol me Italinë kurse më Spanjën, pos shënimet të një golë, do të marrim tre gola nga ta.
Unë jam hiponterapiste dhe letrat Tarot varet se çfarë besimesh ke. Sa më shumë punon me veten , i heq besimet e limituara që ke me veten.
Sa i takon letrave të parashikimet me kampionatin Evropian dhe pjesëmarrjen e Kombëtares tonë, nga letrat më del se do të shënojmë një gol me Italinë.
Sa i takon ndeshjes me Spanjën, do të shënojmë poashtu një gol por do të marrim tre gola nga ta, kurse me Kroacinë, nuk më dal se do të shënojmë ndonjë gol.
Shele, profesioni i së cilës është hipnoterapistja, shpjegon se si ndodh hipnoza.
E kam nisur si hipnozë, pastaj kalova në teknikën e besimeve limituese, më pas kalova në letrat Tarot. Hipnoza është gjendje meditimi, dikur shtrihesh, relaksohesh, imagjinon gjërat, ndërsa tani bëhet edhe me fjalë, unë e bëj edhe online, se vetëm zëri duhet.
Hipnoza aktivizon të shkuarën ose ngjarje të caktuara.
Shele solli shembullin e hipnozës me të motrën, me të cilën rezultoi se në hipnozë ajo ishte një grua, recepsioniste e stacionit të trenave në vitin 1550.
Me motrën kam bërë provë. Një herë e kam bërë hipnozën me të, dhe më doli një grua, recepsioniste e stacionit të trenave në SHBA e vitit 1550.
Ajo ishte jo stabile në punë dhe rezultoi se na pakujdesia e saj u përplasën dy trena të mallrave dhe vdiqën 12 persona. Kur dolëm nga hipnoza, u futën në internet dhe në Wikipedia, rezultoi e njëjta ngjarje e vitit 1550 me përplasjen e këtyre dy trenave.
Pra, hipnoza, aktivizon të shkuarën ose ngjarje të caktuara që kanë ndodh në një jetë tjetër.



