
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e lirë” në MCN Tv se Erdogani po planifikon të nxjerrë Abdulla Oçalanin (liderin historik të kurdëve) nga burgu dhe që të jetë ku personazh që do të bëjë paqe me Turqinë dhe të jetë në aleancë me këtë të fundit.
Plani i Erdoganit është të nxjerrë Abdulla Oçalanin (liderin historik të kurdëve) nga burgu. Plani është që kurdët e Irakut, aleatët e Turqisë të marrin dhe të dominojnë dhe kurdët e tjerë, kurdët e Sirisë dhe ky projekt të zgjerohet dhe në dominimin e kurdëve të sulejmanisë. Pra të largojnë iranianët nga dominimi kurd dhe aleanca me kurdët. Shkon dhe me planin izraelit. Që të kenë një shtet kurd, por Erdogani e do shtetin kurd nën influencën e Turqisë, jo kundër siç ka qenë deri tani.
Parashikoj që në ditët dhe javët e ardhshme, këtë luftë që kemi parë që ka ardhur drejt Damaskut do ta kemi në rajonin kurd në verilindje.
Erdogan po i përçan, po nxjerr Oçalanin nga burg. Oçalani do të dalë me një falje të Erdoganit dhe do të jetë lideri politik që do të bëjë paqe me Turqinë dhe do krijojë kushtet e një shtetit të ri kurd, por që do të jetë në aleancë me Turqinë. Kurdët kanë një shtet autonom në veri në Irakut dhe ai shtetit autonom do të bëhet një shtet i pavarur.



