
Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, u shkarkua nga posti i tij për “dështime të caktuara” në nënvlerësimin e mundësisë që Rusia të pushtonte Ukrainën.
Kështu raportojnë mediat franceze. Duke cituar një burim brenda Forcave të Armatosura, gazeta franceze L’Opinion raporton se Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së komandës së subjekteve”.
Qysh nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, është shtuar rreziku i përshkallëzimit të një konflikti edhe përtej Kievit, duke bërë që shumë shtete të forcojnë politikat e sigurisë.



