Shumë prej bashkive boshatisën arkat në fushatën për zgjedhjet lokale. Si të mos mjaftonte kjo edhe menaxhimi i të ardhurave nuk ka arritur të mbulojë gropën financiare që kanë shkaktuar shpenzimet e larta. Ekspertët propozojnë ngritjen e një kadastre fiskale për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave.
Sipas formulës që ndan shumën e përgjithshme të parave në 61 njësi vendore, bashkia e Tiranës do të marrë 5.2 miliardë lekë, e ndjekur nga Durrësi me 2 miliadë dhe Shkodra me 1.4 miliardë lekë.



