
Bashkimi Europian i ka ofruar Shqipërisë një shumë prej 90 milionë eurosh ndihmë për ekonominë.
Komisioni Europian i ka akorduar vendit tonë këtë fond, për ta mbështetur ekonominë shqiptare për të zbutur pasojat e pandemisë.
Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e MFA-së prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të koronavirusit.
Kjo disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Shqipërinë, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €.
Këto kushte të politikave lidhen veçanërisht me përmirësimin e qeverisjes ose rritjen e mbrojtjes sociale.
Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, theksoi se me këtë veprim BE , tregoi se ghjendet krah shqiptarëve në luftë kundër pandemisë dhe pasojave të saj.
"COVID19 nuk njeh kufij. Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira. Ky disbursim i parë prej 90 milion € do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda socio-ekonomike të pandemisë, duke mbështetur kategoritë më të prekshme".



