Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi sot një bisedë telefonike me Mbretin Charles III të Anglisë, të cilit i përcolli ngushëllimet për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe shprehu dëshirën për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me monarkun e ri.
Biden shprehu gjithashtu admirimin e madh që populli amerikan ka për Mbretëreshën.
Mbretëresha me dinjitetin dhe besnikërinë e saj, forcoi miqësinë e gjatë dhe marrëdhënien e veçantë që bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për mediat, duke zbardhur detaje nga takimi.
Ky ishte kontakti i parë që Presidenti amerikan kishte me Mbretin e ri, pas ngjitjes në fron.
Presidenti amerikan Biden do të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth të hënën në Londër.



