E hëna shënon fillimin e vitit të ri shkollor. Dita e parë e shkollës shënon finalizimin e përgatitjeve që nisin të paktën dy javë përpara. Me dëshirën për t’u kujdesur në detaje për këtë ditë, prindërit nuk kursehen për çdo nevojë të fëmijëve. Nëse jo të gjithë i kanë mundësitë për t’u dhënë fëmijëve më të mirën, ka të tjerë që gjenden në vështirësi kur shkojnë në dyert e kancelarive apo dyqaneve të veshjeve. Por, sa kushton “Dita e parë e shkollës”?



