Haxhi në Mekë, 14 të vdekur nga Jordania

Haxhi në Mekë, 14 të vdekur nga Jordania

Katërmbëdhjetë jordanezë mbetën të vdekur gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit mysliman në Arabinë Saudite, disa prej tyre për shkak të nxehtësisë, ndërsa 17 të tjerë u raportuan të zhdukur, tha Ministria e Jashtme jordaneze në një deklaratë.

Të paktën gjashtë nga viktimat patën probleme me shëndetin për shkak të temperaturave të larta. Këto të fundit parashikohet të arrijnë 47 gradë Celsius (116 Fahrenheit) në Mekë të hënën.

Ministria e Jashtme jordaneze po koordinon me autoritetet saudite mbi procedurat për të varrosur ose transportuar trupat e të ndjerëve sipas dëshirës së familjeve të tyre.

Ministria saudite e Shëndetësisë paralajmëroi pelegrinët të enjten për temperaturat në rritje dhe u sugjeroi të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin qëndrimin jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Haxhi, i cili do të përfundojë të mërkurën, është një nga tubimet masive më të mëdha në botë, me më shumë se 1.8 milionë pelegrinë që pritet të marrin pjesë këtë vit, sipas Autoritetit të Përgjithshëm saudit për Statistikat.

Shkelja nga turma, zjarret në tenda, nxehtësia dhe faktorë të tjerë kanë shkaktuar qindra vdekje në këtë ngjarje gjatë 30 viteve të fundit.

Në vitin 2015 në haxhin pranë Mekës mbetën të vdekur të paktën 2 070 njerëz.

/ Reuters /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy