“Ministrat me dashnoret në hotelin e Balilit”, avokati i të shumëkërkuarit komenton akuzat e Manjanit

“Ministrat me dashnoret në hotelin e Balilit”, avokati i të shumëkërkuarit komenton akuzat e Manjanit

Një ditë më parë, pas lajmit për shkarkimin e tij, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe një pjese të qeverisë. Një ndër akuzat më të forta ishte ajo për neglizhencën e qëllimshme të policisë në raport me Klement Balilin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Manjani tha se ndërsa segmente të caktuara brenda maxhorancës tentonin ta lidhnin emrin e tij me Klement Balilin, ministra të qeverisë flinin në hotelin e Balilit në Sarandë me dashnoret e tyre.

Avokati grek i Balilit thotë se këto akuza tregojnë se në çfarë niveli ka arritur konflikti politik në Shqipëri. I kontaktuar nga “Dritare, Alexis Kougias tha se nuk ka dijeni për video që siç tha Manjani, mund të provojnë akuzat e tij. Kougias ngul këmbë se klienti i tij është i pafajshëm.   

“Nuk jam në dijeni fare, nuk është puna ime, unë jam avokat, dhe nuk merrem me thashetheme, por këto që më thatë tregojnë se në çfarë niveli të ulët ka arritur konflikti politik në Shqipëri. Më bën çudi sesi është e mundur të bëhen diskutime të tilla për një çështje që as drejtësia greke nuk ka arritur ende në një përfundim. Kjo që dua t’ju them është se qysh në momentin e parë në Shqipëri dhe Greqi është bërë e mundur bashkëpunimi për të zbuluar pasurinë e të gjithë familjes Balili, jo vetëm të Klement Balilit. Dua të konfirmoj se të gjitha të dhënat që ne disponojmë që ia kemi lënë në dorë autoriteteve greke janë të dhëna të cilat vërtetojnë se familja Balili nuk ka asnjë lidhje me ato gjëra që thuhen në media”, thotë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy