Bilardo në MCN/ Imami: Katastrofë që paguajnë 500 euro në Big Brother! Ankohen për biletën 7 mijë lekë në teatër

Bilardo në MCN/ Imami: Katastrofë që paguajnë 500 euro në Big Brother! Ankohen për biletën 7 mijë lekë në teatër

Aktori Artan Imami duke folur në emisionin “Bilardo” e konsideroi “një katastrofë” faktin që njerëz të caktuar paguajnë 500 deri në 1 mijë euro për të parë finalen e Big Brother VIP.

Imami tha me ironi se i duhen fotografitë e këtyre njerëzve që kur të shkojnë në teatër, t’ua vendosë biletën po 1 mijë euro, dhe jo 7 mijë lekë të vjetra që është çmimi aktual i një bilete.

Të lexoj dhe të shikoj katastrofën që të shkosh të marrësh pjesë që të shikosh këtë finalen, të paguash 500 euro dhe njerëzit ankohen pse shkojnë në teatër dhe paguajnë 7 mijë lekë, më pak se një biletë kinemaje! Jam kurioz të shikoj se cilët janë këta 150 njerëz që do paguajnë 500 apo 1 mijë euro, se me siguri do duhet të dalin...Më duhen fotografitë e tyre, që kur të vijnë në teatër t’ua u vej 1 mijë edhe unë biletën. Po mbase vijnë, u thonë që edhe teatri është interesant”.

Imami shprehu bindjen se Teatri i ri Kombëtar do të ngrihet dhe puna do të fillojë së shpejti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy