
Nga raporti i zakonshëm vjetor i programit ushqimor FAO-OKB-BE, del se në vitin 2021 personat e prekur nga pasiguria e rëndë ushqimore në botë arritën shifrën e gati 200 milionëve, shifër kjo e destinuar për t’u rritur.
Në mënyrë të veçantë, urgjenca e urisë prek 193 milionë njerëz në 53 vende për shkak të konflikteve, goditjeve ekonomike të çmimeve, gjithashtu edhe për shkak të pasojave të Covid-it dhe kushteve ekstreme klimatike.
Kjo përfaqëson një rritje prej afro 40 milionë banorësh që nga viti 2020, kur kishte 155 milionë njerëz në 55 shtete/territore.



