
ET ka një shtëpi të re. Modeli origjinal mekatronik i alienit të vogël nga klasiku fantastiko-shkencor i Steven Spielberg i vitit 1982 "ET the Extra-Terrestrial" u shit gjatë fundjavës për një vlerë marramendëse prej 2.56 milionë dollarë, sipas organizatorëve të ankandit.
Modeli i xhirimit, i krijuar nga mjeshtri i efekteve speciale, fitues i Oskarit, Carlo Rambaldi në vitin 1981, doli si pjesë e shitjes "Icons and Idols: Hollywood" të vendosur nga Julien's Auctions dhe Turner Classic Movies (TCM).
"I konsideruar si një kryevepër inxhinierike, kjo figurë animatronike e veçantë, me 85 pika artikulimi, daton para ardhjes së efekteve CGI (Imazhe Grafike Kompjuterike) në film dhe është projektuar dhe zhvilluar në vitin 1981".

Alieni me sy të mëdhenj, lëvizjet e të cilit përfshinin shprehjet e fytyrës, lëvizjet e qafës, si dhe treguesin e famshëm të gishtit të tij të ndezur, u soll në jetë nga një ekip animatorësh duke përdorur elementë elektronikë dhe mekanikë.
Sipas listës së ankandit, Spielberg e përshkroi modelin ET si "çudinë e tetë të botës së filmit". Një maket ET, i bërë për Spielberg për të miratuar dizajnin e personazhit, u shit gjithashtu për 125,000 dollarë, ndërsa biçikleta Kuwahara BMX e hipur nga personazhi "Greg" në film u ble për 115,200 dollarë. Shitja e relikeve të ET përkon me 40 vjetorin e publikimit të filmit.

"ET the Extra-Terrestrial", me aktorë Henry Thomas dhe Drew Barrymore, tregoi historinë e përpjekjes së një alieni miqësor për t'u kthyer në shtëpi pasi u bllokua në një lagje periferike të SHBA.
Pafajësia fëmijërore e ET shkriu zemrat anembanë globit dhe filmi fitoi katër Oscar në ‘Oscar Awards 1982’, duke përfshirë Efektet Vizuale më të Mirë.



