Afera e Aeroportit të Vlorës/ Reagon Pacolli: Noterja Selimi ka vepruar në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme për transferimin e pronës

Afera e Aeroportit të Vlorës/ Reagon Pacolli: Noterja Selimi ka vepruar në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme për transferimin e pronës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për herë të parë pas debateve publike lidhur për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duke deklaruar se situata është pasojë e “veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara si të kundërligjshme” nga noterja Vjollca Selimi.
Në një deklaratë për opinionin publik, Pacolli thekson se çdo veprim është bërë në mungesë të palës së ligjshme dhe në mënyrë të fshehtë.

Ai shton se noterja ka përfshirë deklarime të pavërteta në një akt noterial të vitit 2023, të cilin e ka përdorur në mënyrë joligjore si pjesë të dokumentacionit për transferimin e pronës.

Sipas tij, ky akt noterial përbën elementin themelor të një veprimtarie të dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga Valon Lluka & Co., të cilët, në fillim të muajit prill, kanë tentuar të realizojnë transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur të fshehur deri më 18 gusht 2025, kur është zbuluar rastësisht në dokumentacionin e ish-administratorit të shoqërisë VIA.

DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK

Gjithë perfoljet dhe kjo situatë në lidhshmëri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme.

Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:

Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.

Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.

Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.

Këto pretendime janë plotësisht të rreme.

Unë nuk e njoh noteren Selimi, 

Asnjëherë nuk kam nënshkruar ndonje akt në prezencën e saj

Unë nuk kam qene asnjëherë ne zyrat apo ambientet e saj

nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe 

asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë për nënshkrim nga ajo ose nga ndonjë person përfaqësues i saj në lidhje me aktet e përmendura.

Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht katër muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA. 

Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy