Kosova e papërgatitur për Open Balkan, ekspertët: Nismës i ka humbur konotacioni ekonomik (VIDEO)

Kosova e papërgatitur për Open Balkan, ekspertët: Nismës i ka humbur konotacioni ekonomik (VIDEO)

Njohësit e ekonomisë në Kosovë thonë se vendi është i pa përgatitur për t’ju bashkuar nismës së Ballkanit të Hapur, ndonëse bien dakort se barrierat ekonomike në rajon duhet të hiqen.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi, thotë se janë kundër këtij bashkëpunimi rajonal, duke marrë parasysh pengesat e mëdha me të cilat Kosova ballafaqohet vazhdimisht për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

“Oda e Afarizmit mendon që për momentin Kosova është e papërgatitur që të bëjë edhe një hapje shtesë në krahasim me hapjet e mëhershme. Për shkak se gjatë kësaj kohe nuk kanë punuar mjaftueshëm institucionet e Kosovës që të përgatiten dhe të forcohen, do të thotë të ketë një infrastrukturë ligjore edhe biznesi, edhe shteti, që t’i përballojë hyrjet e reja që afektohen nga Ballkani... Kemi pësuar goditje të mëdha nga CEFTA, MSA-ja, Marrëveshja me Turqinë, dhe kjo e katërta do ta godasë edhe më shumë. Për këtë, mendojmë që në këtë kohë jemi të papërgatitur si institucione dhe biznesi është i papërgatitur që të ketë hapje dhe kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga Tirana edhe nga Shkupi që në këtë drejtim të na ndihmojnë”, thotë ai.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi e konsideron iniciativën si politike dhe se i ka humbur konotacioni ekonomik që do të duhej ta kishte. Ndonëse thekson se shtetet duhet të gjejnë zgjidhje për shmangur barrierat ekonomike mes tyre.

Përveç Kosovës, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina refuzojnë gjithashtu pjesëmarrjen në projektin e ndërtuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy