Zgjedhjet për kreun e PD, 11 602 votues deri në orën 14:00. Sefa: Pjesëmarrje e pritshme

Zgjedhjet për kreun e PD, 11 602 votues deri në orën 14:00. Sefa: Pjesëmarrje e pritshme

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, thotë se ndërsa procesi i votimit për kryetar të partisë vijon, pjesëmarrja deri tani është brenda pritshmërive. Në një prononcim për mediat, ai tha se në zgjedhje mund të marrin pjesë edhe anëtarë që nuk e gjejnë emrin në listën e votuesve. “Mund të votojnë edhe anëtarë që nuk gjejnë emrin në lista. Paraqiten me kartën e anëtarësisë dhe komisioni i shënon në një listë të posaçme. Vendimmarrja i takon komisionit. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive. Gjatë këtyre dy muajve është bërë një punë e konsiderueshme", tha ai. Deri në orën 14:00, sipas shifrave nga PD, kanë marrë pjesë në votim 11 602 votues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy