Çaushaj: Shteti të ndihmojë më shumë me programe të fëmijëve me spektrin autikë. Më 6 prill mbrëmja bamirëse për fëmijët autikë

Çaushaj: Shteti të ndihmojë më shumë me programe të fëmijëve me spektrin autikë. Më 6 prill mbrëmja bamirëse për fëmijët autikë

Teksa diagnostikimet me fëmijët autikë po shtohen dita ditës, edhe angazhimet e shoqatave bamirëse janë në rritje.

Rezarta Çaushaj, aktiviste, thotë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se teksa vet të birin e ka me spektrin autikë, ‘lufta’ për ta ndihmuar ata, bëhet më e fortë.

Unë i jam bashkuar skuadrës së shoqatës bamirëse “Down sindrome Albania” për faktin se kam edhe birin tim 6 vjeç aty dhe duke qenë se vëllai i burrit tim ëhstë me një njëjtin spektër, kam qenë disi e përgatitur. Kam filluar të mendoj që të nesërmen e diagnistifikimit se çfarë duhet të bej me tim bit.

Unë tim bir e ka kuptuar që 18 muajsh që është autik dhe jam munduar të ia nxis veprimet, dhe e kemi dërguar në fshat sepse natyra ndikon shumë në jetesën dhe zhvillimin e tyre.

Problemi në Shqipëri janë shërbimet nga shteti. Në shtet kanë shumë pak shërbimet, të arrish te tërë personat me aftësi të kufizuar, rreth 1% e tyre marrin shërbime. Poashtu këtu nuk funksionojnë mirë statistikat dhe se nuk ka shifra të qarta se sa është numri i tyre.

Po sjell shembullin e Kosovës, ata e kanë të pamundur andaj shteti atje nuk ka kapacitete dhe mbështet strukturat private që ofrojnë këto lloj shërbimi, financon ato me projekte dhe i ndihmon administratën

Aktivistja Çaushaj, thotë se për ndihmë të këtyre programeve ata së fundi do të organizojnë mbrëmjen gala për bamirësi në mënyrë që të mblidhen fonde për shoqatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy