Amerikanët po hanë më pak mish

Amerikanët po hanë më pak mish

Që prej fillimit të pandemisë, amerikanët konsumojnë më pak mish dhe produkte bulmeti. Një sondazh i realizuar së fundi tregon se më shumë se gjysma e të intervistuarve, apo 57 për qind kanë konsumuar këtë periudhë shumë më pak mish.

Gjashtë në dhjetë prej tyre thanë se janë kthyer gati në gjysmë-vegjetarianë, sepse dietën e tyre ushqimore tani e kanë fokusuar më shumë tek produktet me bazë bimore sesa ato shtazore.

Kur u pyetën mbi përsenë e kësaj zgjedhjeje, një pjesë u përgjigjën se e bënë një gjë të tillë pasi e konsideronin më të shëndetshme. Sipas Fox news, kjo kategori mendon është më e shëndetshme për ta që të hanë më pak mish dhe të krijojnë kështu një jetesë të qëndrueshme.

Gjysma e të anketuarve po ashtu rrëfyen se edhe në mëngjes, kanë zgjedhur të konsumojnë vetëm produkte bimore. Mëngjesi më i famshëm i zgjedhur prej tyre është tërshëra, frutat, kosi etj, ndërsa një pjesë rrëfejnë se atë e kanë vaktin kryesor të ditës. Rezultatet e testimit rrëzuan gjithashtu bindjen e përgjithshme se produktet me bazë bimore nuk janë të shijshme ose se janë të vështira për t`u gatuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy