Rudy Giuliani, ish-avokati dhe ndër aleatët më të afërt të Donald Trump, do të lirohet nga akuzat për komplot në Ukrainë duke kërkuar prova kundër Joe Biden dhe djalit të tij Hunter.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i qarkut jugor të Nju Jorkut.
78-vjeçari ishte avokati personal i Trump kur Presidenti u fajësua në dhjetor 2019 për shkak se i kërkoi Ukrainës ndihmë politike. Giuliani, ishte hetuar me dyshimin për bashkëpunim me Trump.
Agjentët federalë kontrolluan në prill 2021 apartamentin dhe zyrën e tij në Manhattan, duke sekuestruar celularë dhe kompjutera në kuadrin e një hetimi mbi përpjekjet e Giulianit për të gjetur informacion të dëmshëm mbi kandidatin e atëhershëm demokrat për president, Joe Biden, përpara zgjedhjeve të vitit 2020.



