
Pas tre ditësh në debate dhe njëmbëdhjetë votimesh, në partinë republikane duket se është hapur një mundësi që Kevin McCarthy të marrë 218 votat e nevojshme dhe më në fund të zgjidhet Kryetar i Dhomës.
Kështu shkruan Washington Post duke cituar tre burime të informuara.
Sipas gazetës, disa prej rebelëve kanë rënë dakord të mbështesin kandidatin, por jo në votimin e parë.
Sipas mediave të huaja pas një faze të parë në të cilën McCarthy do të demonstrojë se ka rifituar "konsensusin" brenda partisë, do të fillojë faza e dytë e cila duhet të përfundojë me zgjedhjet.



