
Industria e fasonëve dhe jo vetëm ka paralajmëruar shumë më herët mungesën e fuqisë punëtore. Kryetari i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi në MCN Live deklaroi se jemi në krizë të thellë për krah pune, po ikin teknikët, profesionalistët, ndërsa janë vetë pronarët ata që po ‘veshin çizmet’.
Ndërsa lidhur qme punëtorët e huaj, Zusi tha se kjo ide ishte e dështuar pasi u shfrytëzua për interesa të saj nga agjencitë.
Problemi fuqisë punëtorë është një fonemen i gjendur jo vetëm në Shqipëri por në rajonin ballkanik. Por ky fenomen po përhapet dhe në Evropë. Në Shqipëri jemi në një krizë të thellë të mungesës së fuqisë punëtore, vetë biznesmenët futen dhe punojnë, bizneset prodhuese janë në situatën kur pronarët po bëjnë punën e punonjësve. Tentuam ta zgjidhim këtë me punonjës të huaj, por kjo ide ishte një dështim i plotë, u keqpërdor nga agjenci, që s’kanë pasur qëllim të sjellin punëtor për ti trafikonin. Tashmë kemi kthyer sytë po të punonjësit vendas, ku po shohim të ndërtojmë një marrëdhënie sa më të mirë me ta dhe si kompani po ecim në dy drejtime po eksplorojmë me strukturën e pagave, dhe prej më shumë se një viti kemi adoptuar më tepër politika miqësore ndaj familjes së punonjësve. Duam të jemi sa më pranë familjes së punonjësve për ti gjetur dhe zgjidhje, po përpiqemi të ndërtojmë një politikë sa më të mirë.
I pyetur se çfarë kategorish ka më shumë nevojë për punëtorë, Zusi deklaroi se bizneset kanë nevojë për punëtorë dhe staf të specializuar, ndërsa shtoi se edhe sikur edhe 100 mijë punëtorë të vijnë, bizneset kanë nevojë.
Edhe 100 mijë njerëz po ti kemi biznesi jonë i absorvon. Kemi nevojë për të gjithë spektrin jo vetëm krahë pune, kemi nevojë për mekanik, inxhinierë, hidraulik, në të gjithë sektorët po vuajmë dhe kemi nevojë, por po vuajmë më shumë për profesionet e domosdoshme për industri, por po na mungojnë dhe ekonomistët. Një nga problemet e mëdha që është kthyer në ngërç është niveli shumë i ulët që dalin nga universitetet shqiptare. Është një shqetësim dhe jam kritik ndaj gjithë ngjarjeve dhe zhvillimeve të fundit me profesoratin sepse ne po marrim njerëz që s’kanë parë kurrë faturë me sy. Janë elementë bazike për një ekonomistë. Kjo sjell ngërçet sepse na vijnë njerëz pa përvojë ndërsa kërkesa është për një rrogë të lartë, ndërsa biznesi s’merr asgjë nga ata. Bota akademike qëndron shumë larg biznesit. Biznesit i dhëmb të japë rrogë të lartë për dikë që s’jep asgjë.



