Sota: Shpenzuesit më të mëdhenj në turizëm, nga Tirana. Duhen 1800 punonjës, kamarierët me pagë 1 milion lekë (VIDEO)

Sota: Shpenzuesit më të mëdhenj në turizëm, nga Tirana. Duhen 1800 punonjës, kamarierët me pagë 1 milion lekë (VIDEO)

Kryetari i shoqatës turistike “Arta”, Ervin Sota, thotë se në vendin tonë vijnë njerëz po shpenzojnë pak. Sota ndan mendimin se një nga problematikat është se ne duhet të ofrojmë sa më shumë shërbim, duhet të riorganizojmë mënyrën e bërjes së marektingut, shërbimet nga ana e biznesit dhe ato të qeverisë si infrastruktura, duke i cilësuar si një rreth vicioz të lidhur me njeri tjetrin. Në një lidhje për MCN Live, ai shtoi se kur ne kalonim në Vlorë dhe ua bënim me gisht vilave qeveritare, Greqia dhe Turqia ishin të konsoliduar në sektorin e turizmit. “Ne jemi në hapat e parë të të thënit mirëmëngjes në të bërit turizëm, jemi fokusuar tek shërbimi profesional, stafet, që në këtë periudhë është një problem mjaft i madh. Në Vlorë nuk është vetëm turizmi bregdetar, sot ka shumë sporte, hedhja me parashutë, hipizëm, etj. Janë një sërë kushtesh që bën që ky lloj turizmi që ne kërkojmë të arrijmë, të arrijnë në ato nivele, se ne jemi në nivelet më të ulëta të konsumit të një turisti. Gjithë paketa e shërbimit që të ofrojnë jashtë është e pamundur që të mos kuriozohesh apo ti vizitosh. Ka rënie në raport me turistët lindor dhe perëndimor, ka theksim të shtuar të turistëve perëndimorë. Shpenzuesit më të mëdhenj në këto kushte janë nga Tirana dhe ky është fakt. Bizneset më të shtrenjta që shpesh dalin në media dhe rrjetet sociale se abuzojnë me çmimet nuk janë bizneset vendase, por nga ato që drejtohen nga tiranasit”. Sota deklaroi se është ngritur zëri për një shkollë profesionale turizmi dhe sidomos në Vlorë, si qendër rajonale për jugun. “Duhen 1800 punonjës dhe në këtë drejtim jemi fokusuar që kjo shkolla e turizmit. Pagat duhet të rriten, se rritja e pagave është vetëm pozitive. Flas për 2-3 raste të fundit, kamarier jo në nivelet më profesionale, por afër profesionales, marrin 1 milion lekë të vjetër pagë. Kryekamarierët që janë më operativët, bakshishet i kanë të tyret. Është rritur paga e kuzhinierëve, deri në nivele profesionale, janë paga goxha të larta. Kemi pagat e sanitareve, që këtu në Vlorë pa 500 mijë lekë të vjetër nuk ka. Madje shkon dhe 1 milion lekë sanitare. Ti fokusohu në një profesion se profili i turizmit është shumë fitimprurës.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy