Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi se ftesa e Emmanuel Macron për Volodymyr Zelensky-n në Paris "ishte e papërshtatshme", duke theksuar se “forca jonë duhet të jetë uniteti”.
Deklarata e Melonit u bë pasi ajo mbërriti në Këshillin e Europës. Ndërkaq presidenti francez Macron tha se “nuk ka komente” për këtë çështje, duke shtuar se “doja të prisja Presidentin Zelensky me kancelarin Scholz, mendoj se ne ishim në rolin tonë".
“Italia është plotësisht e përkushtuar, kontributi ynë është 360 gradë dhe jemi të vetëdijshëm se konflikti ukrainas na përfshin të gjithëve”, tha sërish Meloni. “Unë besoj se mënyra më e mirë për të ndërtuar një opsion për dialog dhe paqe është mbajtja e forcave në terren të balancuara”, shtoi ajo.



