
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se mbështetja e vazhdueshme financiare e Bashkimit Europian do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të atij vendi.
I jam mirënjohës Charles Michel dhe liderëve të BE-së për krijimin e një fondi për Ukrainën prej 50 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027. Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga të 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e forte të Unionit.
Ai shtoi se “mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Ukrainën do të forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, i cili nuk është më pak i rëndësishëm se ndihma ushtarake dhe sanksionet kundër Rusisë”.



