Sulm në një shkollë në Rusi, plagosen 8 nxënës dhe një mësues (VIDEO)

Sulm në një shkollë në Rusi, plagosen 8 nxënës dhe një mësues (VIDEO)

Të paktën nëntë persona janë vrarë pas të shtënave me armë në një shkollë në Rusi.

Ngjarja ka ndodhur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit, të martën në mëngjes, ka raportuar agjencia e lajmeve e Moskës TASS, duke cituar një burim në shërbimet e urgjencës.

Një zyrtar u tha gazetarëve se “nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë tetë fëmijë dhe një mësues. 10 persona janë plagosur, dhe katër prej tyre janë shtruar në spital”.

Mediat ruse raportojnë se autori është një 17-vjeçar, i cili ndodhet ene brenda godinës së shkollës.

Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, mbërriti në vendin e ngjarjes, dhe ka komunikuar me oficerët jashtë shkollës.

Kazan, i vendosur rreth 800 km nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milion dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy