Ish-drejtori denoncon: Pasardhësi im ka marrë dokumentet shkollore në shtëpi, pa i bërë dorëzimet

Ish-drejtori denoncon: Pasardhësi im ka marrë dokumentet shkollore në shtëpi, pa i bërë dorëzimet

Naim Goma, ish-drejtor i shkollës 9-vjeçare  “Funarë” denoncon në emisionin Xhadat, procedurat e konkurrimit për drejtues të kësaj shkolle.  

 “Në datën 15 prill u bë një konkurim për tu rizgjedhur drejtor. Konkuruam në Zyrën Arsimore Librazhd, aty unë fitova me 6.3 pikë para. Pastaj shkuam për të dhënë një intervistë në Korçë, në datën 26 maj, me një diferencë kohe të gjatë duke shkelur kështu proçedurat.Unë u skualifikova aty.U  lirova nga detyra”- shprehet ai

Ai pretendon se vendimi për skualifikimin e tij ka ardhur si pasojë e  ngritjes së zërit për problematikat në institucion.   

Ish-drejtori, denoncon gjithashtu marrjen në shtëpi të dokumentacionit themelor të shkollës nga drejtori aktual. Shkolla vazhdon që të jetë e mbyllur pasi ish - drejtori nuk ka bërë dorëzimet.

Mosmarrëveshjet mes drejtuesve, por edhe papërgjegjshmëria në drejtim, ka lënë banorët e interesuar për marrjen e vërtetimeve në shkollë, pa zgjidhje.

Ndonëse gjatë kohës kur nxënësit janë me pushime, institucionet arsimore përmes një grafiku pune, duhet të qëndrojnë të hapura, as mësues e as drejtorë, në shkollën e Funarës, nuk gjenden.

“Kam dy javë që kam ardhur nga Italia për të marrë një vërtetim, kam ardhur kastile nga Italia dhe këtu nuk gjendet asnjë njeri. Tani ne ku të shkojmë?! Shkolla është mbyllur”. – u shpreh një emigrant nga fshati Funarë.

Tek shkolla takuam edhe Flutura Halilin, e cila kishte të njëjtin problem.

 -Alo, përshëndetje drejtor!

Drejtori- Përshëndetje!

Flutura Halili - Jam Flutura Halili nga Funarës-i . Desha një vërtetim për djalin që e kam në Gjermani për letrat.

Drejtori- Çfarë letrash?

Flutura Halili- Po letra, për të bërë letra në Gjermani, më kërkohet një vërtetim nga drejtoria e shkollës së Funarës.

Drejtori- Të njoftoj unë, tani të shoh, se kam ca punë.

Pas akuzës së ish- drejtorit se dokumentat themelor të shkollës, gjenden në shtëpinë e drejtorit të ri, ky i fundit e mohoi këtë fakt, duke deklaruar se dokumentat i mban në ambjentet e një lokali, të marrë me qira për të dhënë mësim.

Gazetarja – Ku është dokumetacioni themeltar, dua ta di?

Drejtori- Baza materiale është tek ai lokali.

Gazetarja – Po atë mund ta kem dhe unë çelës, si pronar i shtëpisë .Si mund t’i lesh dokumentat aty?

Gazetarja – Aty mund të ndodhin falsifikime, mund të ndodhin grisje, dëmtimi i dokumentave.

Drejtori- Është i siguruar, është i futur në kyç ajo.

Teksa Xhadat po ndiqte përballjen mes dy drejtuesve të shkollës Funarë, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Librazhd e telefonon duke i kërkuar drejtorit të zgjedhur në qershor, të mos jap asnjë informacion për median mbi skandalin për të cilin mesa duket ka dijeni.

Drejtori- Jemi këtu poshtë.

Drejtoresha Z.V.A Librazhd- Po mirë mo ti lëviz, çfarë pret aty ti, çfarë po bën?

Drejtoresha Z.V.A Librazhd- O Bashkim !!!

Drejtori- Po, po.

Drejtoresha Z.V.A Librazhd - Asnjë informacion more. Çfarë lidhje ke ti atje?

Edhe pas përpjekjeve të gazetares së Xhadave, drejtuesja e Zyrës Arsimore Librazhd, nuk pranon të sqarojë situatën, duke lënë në konflikt drejtorin dhe ish -drejtorin e shkollës së Funarës. Mbi të gjitha, duke lënë pa sqaruar fatin e dokumentave themelore të shkollës.    

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy