Një sasi prej 4.5 tonësh kanabis është sekuestruar në Babicë të Vlorës. Hashashi, që i përkiste familjes Habilaj, ishte fshehur në një vilë dykatëshe, në pronësi të Armand Koçerrit dhe ruhej nga kamerat e sigurisë. Droga, që vlente të paktën 40 milionë euro, nëse shitej me pakicë në tregun e zi, ishte gati për t’u trafikuar drejt Italisë.



