Nga muzika te jeta personale, rrëfimi i këngëtares Jusi Sinanaj

Nga muzika te jeta personale, rrëfimi i këngëtares Jusi Sinanaj

Këngëtarja Jusi Sinanaj ka nisur rrugëtimin e saj muzikor që në moshë të vogël, duke u angazhuar në aktivitete të ndryshme artistike. Edhe pse më vonë iu drejtua një profesioni tjetër, pasioni për muzikën e riktheu sërish në skenë.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Jusi rrëfen karrierën, sfidat dhe jetën e saj personale.

Ky vit ka qenë më i vështirë se të mëparshmit. Ka pasur më pak evente dhe pagesat kanë qenë më të ulëta. 

Edhe ekonomia ka rënë dhe shumë prej vendeve ku ne këndonim live, si restorante, lounge apo bare, janë mbyllur. 

Për këtë arsye ka më pak punë. 

Pasioni i saj i parë ka qenë matematika në vegjëli. 

Bëja kurse, merrja pjesë në olimpiada dhe ndoqa shkollën për financë. 

Punova rreth pesë vite, por e pashë që nuk po më sillte të ardhurat që prisja. 

Megjithatë, dëshira për muzikën, e lindur që në fëmijëri, e riktheu sërish në rrugën artistike.

Kam filluar që e vogël, isha pjesë e pallatit të kulturës deri në klasë të tetë. Pastaj shkova në Itali për gjimnaz dhe u ktheva për studimet e larta.

 Muzika mbeti pezull për pak kohë, derisa vendosa t’i rikthehem. Erdhi natyrshëm përmes klubeve të natës. 

E kam pasur gjithmonë mbështetjen e familjes. Me vajzën kam pasur ndihmën e motrave. Vajza tani është 17 vjeçe. Kur ishte e vogël e pëlqente muzikën, por kishte edhe shumë interesa të tjera. Do të doja ta vazhdonte muzikën, por si një pasion të dytë.

Së shpejti do të publikojë një kolazh të ri, të regjistruar për festat e fundvitit. 

Nuk jam shumë te muzika popullore, por e bëj herë pas here. Më pëlqejnë më shumë këngët e lehta. Jam gjithashtu e ftuar në dasma ku performoj.

Sa i përket festave të fundvitit, tashmë jemi prenotuar për natën e Vitit të Ri dhe Krishtlindje. Me vite nuk bëj pushim fare. Është periudha më e ngarkuar e vitit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy