21 janari, Bushati: Askush nuk i del për zot 4 viktimave. Nuk duhen hetuar ata që ishin me protestuesit (VIDEO)

21 janari, Bushati: Askush nuk i del për zot 4 viktimave. Nuk duhen hetuar ata që ishin me protestuesit (VIDEO)

Analisti Andi Bushati tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se fatkeqësia e 21 janarit është se askush nuk i del për zot 4 personave që janë vrarë.

Sipas Bushatit Rama dhe organizuesit e protestës së 21 janarit nuk kanë asnjë përgjegjësi për 4 vrasjet.

21 janari është krim shtetëror. Ata njerëz që janë vrarë, janë vrarë nga shteti,  nga qeveria dhe krimin mbi të gjitha e ka mbuluar qeveria dhe shtetit. Gjithçka që ka ndodhur më pas është lojë politike mes palëve, drejtësisë dhe prokurorisë.

Fatkeqësia e 21 janarit është që ata njerëz që nuk jetojë më, nuk i del askush për zot. Ata që i vranë thonë që ishte përgjegjësia e atyre që na i sollën në derë, kurse të tjerët, ata që ia sollën ën derë, Rama PS-ja Tom Doshi, ata e tejkaluan gjakun e tyre dhe bënë koalicione dhe marrëveshje politike me njerëz që e shpërfillën gjakun e këtyre të rënëve.

Them nuk duhen hetuar ata që ishin me protestuesit. Ata bënë një protestë të dhunshme pati zjarre dhe shkopinj. Protestuesit që në atë rast ishin Rama dhe PS nuk kanë asnjë përgjegjësi për vrasjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy